Evente PEK
Timeline Item 1
Çdo te shtune, vellazerisht, per te argetuar femijet ne Plazhin e Vjeter Vlore.
Timeline Item 1
Nje eksperience e mrekullueshme vellazerie dhe sherbimi. Kenaqesi te ishim pjese.
Timeline Item 1
Nje mbyllje plot gezim e Kampionatit Sportiv ne Qendra Sociale Murialdo me ndeshje sportive, lojera, bashkendarje e çmime.
Vere te mbare te dashur femije, Mire u takofshim vitin e ardhshem!
Kampi Gjirokaster
Nje eksperience e bukur bashkejetese dhe sherbimi ne Kisha Katolike Gjirokaster per te rinjte tane. Falenderojme perzemersisht Motrat Bijat e Krishtit Mbret, Padre Lauri Sevillano, Padre Dario Rossetti, stafin e Qendra Xhuzepe Gras Gjirokastro dhe gjithe femijet per mikpritjen dhe dashurine qe na keni dhuruar.
Timeline Item 1
Disa momente nga super java jone e bukur ne Orikum!
Timeline Item 1
Dy dite gezimi, bashkendarjeje dhe vellazerie ne Qendra Sociale Murialdo per te formuar ANIMATORET e kesaj vere!
Timeline Item 1
Nxenesit e shkolles "Ylli i mengjesit", Berat AcrBerat Albania, kane shprehur udhetimin e tyre vjetor "Laudato Sì" me nje shfaqje shume te bukur plot mesazh percjellese, ku patem kenaqesine te ishim pjese e ta shijonim. Shume urime e shume suksese! Faleminderit per emocionet qe na transmetoni gjithmone.
Timeline Item 2
Takimi Shkurt – Mars 2023 - Laudato Si, Sarande
Gjate takimeve te muajt Shkurt-Mars menduam te perqendronim vemendjen tone tek pjesa praktike e ndihmes qe mund t’i japim ambientit qe na rrethon, per te gdhendur sadopak tek femijet ndjenjen e kujdesit dhe pergjegjesise per boten e krijuar.
Qellimi kryesor i takimeve ishte pastrimi i nje zone te paracaktuar. Fillimisht e nisem takimin si gjithmone me nje video dhe me diskutime persa i perket mesazhit qe bota e krijuar ka per ne dhe nese ne arrijme qe ta degjojme dhe kuptojme qarte ate mesazh. Me pas dolem ne ambientin jashte dhe filluam nga puna.
Ky takim na dha mundesine jo vetem te marrim nje sodisfaksion te madh sepse beme diçka per te falenderuar mjedisin qe çdo dite kujdeset per ne, por edhe sepse nepermjet aktivitetit te zhvilluar evidentuam problemet qe kishte ai mjedis i caktuar dhe u perpoqem t’i zgjidhnim ato. Me cicerimat e zogjve ne sfond dhe zhurmen e gjetheve e kryem misionin tone ate dite dhe u kthyen ne shtepi me nje ndjenje paqeje dhe sadisfaksioni.
Timeline Item 1
Timeline Item 4
Të dashur Pelegrinë të Krijimit, hapat tanë u ndalen këtu në Gramsh për dy ditë.
Në emër të Shoqatës, falenderoj për mikpritjen Kryetarin e Bashkise
dhe në veçanti motrat Vinçenciane, të cilat prej shumë vitesh e kryejnë punën e tyre me pasion, besim dhe vëmendje, veçanërisht në shërbim të më të dobtëve, të rinjve, të sëmurëve, familjeve në vështirësi.
Pelegrinë të krijimit nuk është vetëm emri që i kemi dhënë shoqatës sonë: por dëshirojmë që të jetë një rrugëtim që ne propozojmë ta ndjekim së bashku, duke krijuar mundësi për takime, studime dhe diskutime mbi çështjet që Papa Françesku na beson në letrat enciklike Laudato Sì dhe Fratelli Tutti.
Këto muaj kemi ecur në rrugët e krijimit, duke dëgjuar britmën e tokës së dhunuar nga ndotja, betonizimi dhe edukata e keqe. Kemi dëgjuar britmën e të varfërve, të cilët janë viktimat e parë të mungesës së respektit për natyrën. Dhe sot hapat tanë ndalojnë këtu, për të dëgjuar britmën e gëzimit që ngrihet nga natyra. Është thirrja e Zotit në fund të krijimit të tij: e gjithë kjo është shumë e mirë! Është thirrja e njeriut besimtar që thërret me Psalmin 18 të Biblës: "Qiejtë shpallin lavdinë e Zotit dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tua!". Është klithma e gëzimit të atyre që, qoftë edhe për një çast, ndalojnë të sodisin sytë e atyre që kemi afër... apo edhe larg, dhe thonë: “Ti je e mrekullueshme, je e mrekullueshme”, sepse Zoti te krijoi në përngjasim me të. Dhe Zoti, siç thotë Shën Françesku, është “bukuri”!
E pra, të dashur Pelegrinë: në këto dy ditë hapat tanë ndalen për të soditur bukurinë: duhet të ndalemi, të lëmë veten që në ne të banojë heshtja dhe habia për të soditur Zotin në këngën e natyrës, për të soditur Zotin në librin e madh të qiellit, për të soditur Zotin përballë të tjerëve.
Përvoja e këtyre ditëve do të jetë gjithashtu si hapje e rrugëtimit të vitit të ardhshëm: Zoti në të tjerët dhe rrjedhimisht Vëllezër të gjithë.
E mbyll me një urim të përzemërt për të gjithë dhe për gjithsecilin në veçanti. Një Pelegrin i madh i besimit ishte Shën Agustini. Edhe ai, pas shumë lëvizjesh nga një besim në tjetrin, nga një filozofi në tjetrën, u ndal dhe soditi bukurinë që është Zoti.
Kopshti dhe Shkolla "Ylli i mengjesit"
Timeline Item 2
Timeline Item 1
E enjte! 4 diteshi yne i bukur nisi te Motrat Babica qe na mikpriten per nje aktivitet bashkendares bashke me femijet e Qendres!
Te Qendra e Zhvillimit Vlore!
"Duke i dhuruar dashuri dhe pak nga koha jonë, është si të thuash ti kushtosh pak kohë dhe dashuri Jezusit që është në ta... " Elisa Gj.
Për të dhënë një dorë në mensën dioqezane për te varferit.
Një strukturë ku lutja bëhet bamirësi konkrete dhe ndihmon ata që vuajnë çdo ditë pasojat e nje diete (agjerim) te forcuar.
Ne Orikum me Arjolen dhe motrat: argetim me dhe per femijet!
Stërvitje shpirtërore për të qenë gati, të lumtur dhe mirënjohës në veprimtari praktike!
Feste surprize per ditelindjen e Don Enzos (22/02) dhe Jurgenit (20/02), me 50 vite diference por te bashkuar nga e njejta dashuri per Kishen dhe Zotin, dhe nga i njejti pasion per futbollin. Shume urime!
Momente bashkendarjeje, shetitjeje, formimi e bashkejetese midis te rinjve! Ju falenderojme per keto dite te bukura, per pjesemarrjen e gezuar, per entuziasmin qe na keni transmetuar dhe per dashurine qe i keni dhuruar te tjereve, njeri - tjetrit, vetes dhe neve. Ju besojme me lutje Zotit, te sigurt qe do ju udheheqe me dashuri sipas karizmave tuaja!
Timeline Item 4
Komplimente per takimin, ju falenderojme per bashkepunimin vellazeror dhe mbeshtesim me vepra dhe lutje komunitetin tuaj kaq te bukur!
"Nga kultura e mbetjeve te respekti për njeriun dhe mjedisin" ishte tema e takimit të dytë për të rinjtë të zonës baritore Korçë-Devoll që u zhvillua në Bilisht në ambientet e Kishës Katolike. Falënderojmë Shoqatën Pelegrinet E Krijimit nga e cila animatorët e morën frymën për përgatitjen e takimit.
Kopshti dhe Shkolla "Ylli i mengjesit"
Takimi i dyte dhe i trete mujor me te rinjte e komunitetit te Sarandes.
"Ky takim na ndihmoi që të kuptojmë mënyrën mbreslënëse sesi është krijuar çdo gjë që na rrethon dhe të rikujtojmë ndjesitë e bukura që na fal natyra, por edhe të kuptojmë rëndësinë e bashkëndarjes dhe ndihmës që i japim njëri-tjetrit, të kuptojmë që çdo gjë është më e bukur kur ndihmojmë njëri-tjetrin dhe çdo e mirë shumëfishohet kur e ndajmë me të tjerët." Xhenisa
Timeline Item 2
Timeline Item 1
Marshimi i paqes - “Askush nuk mund të shpëtohet i vetëm”
Të rinjtë e Qendrës ditore “Balonat” -projekt i Caritas Albania - Shqiptar , bashkë me të rinjtë e Oratorit Vincenzian “Luledielli”, Mollas e “Ylberi”, Lumas, morën pjesë në Marshimin e Paqes organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar dhe me suportin e Pelegrinet E Krijimit.
Edhe sot Marshimi i Paqes u zhvillua me seriozitetin qe na karakterizon gjithmone ne aktivitetet tona. Falenderim i veçante per pjesemarresit, sidomos ata qe erdhen nga Gramshi, Mollasi, Cerriku dhe Pelegrinet e Paqes nga Administratura Apostolike e Kishes Katolike te Shqiperise se Jugut, si edhe drejtuesit e larte fetare Peshkopet Andon Merdani dhe Giovani Peragine, Baba Faik Selmani, dr Arben Ramkaj, Pastoret Ilir Isaraj e Ilirian Gjoni, Priferinjte Giuesepe Testa, Dorian Mjeshtri e Enzo Zago, si edhe nenkryetar i Keshillit te Qarkut, qe me kumtet e tyre shprehen qendrimin e insturucioneve perkatese mbi temen aktuale e teper te ndjeshme sic eshte EMIGRIMI.Falenderim te posacem i dedikojme mediave dhe policise per percjelljen dhe kujdesin ndaj aktuvitetit, ndersa fotoreporterit Lirim Abazi i takon merita e perhershme qe na garanton historine e eventeve tona me fotografite teper profesionale qe na fikson.
Timeline Item 4
28 dhe 29 Nëntor u zhvilluan 2DITE RINORE DIOQEZANE në Vlorë, te Hoteli INTERNACIONAL, me pjesëmarrjen e 167 të rinj (14 - 25 vjeç) të ardhur nga çdo bashkësi të Administraturës, si kremtimi i Ditës Botërore të Rinisë 2022.
Me mbështetjen e SHOQATËS PELEGRINËT E KRIJIMIT takimi, me temë 'KLITHMA E TIJ ARRITI DERI UNË", u fokusua mbi "ekologjinë integrale" si stili i jetë që Papa Françesku në Encikliken Laudato si' kërkon prej njerëzimit dhe sidomos prej të rinjve.
3 hapa formuese kanë shoqëruar pjesmarrësit për të medituar mbi temen deri në momentin e vendimeve konkrete që ata do ta kryen në jetën dhe në vendet të përditshme:
- KLITHMAT E NJERËZIMIT (... sidomos në Shoqëri)
- ARRITI DERI TEK UNË ( ...Zoti dëgjon, përgjigj dhe dërgon)
- ÇOHU (për të përgjigjur konkretisht dhe personalisht).
Falënderojmë Zotin për entuziazmin e të rinjve dhe Atij ia besojmë ecjen e tyre...
Kopshti dhe Shkolla "Ylli i mengjesit"
Kopshti dhe Shkolla "Ylli i mengjesit" AcrBerat Albania duke u nisur nga rendesia qe ka vendlindja ne jeten e gjithkujt, inicioi kete projekt me permasa madhore, duke u bashkuar me projektin e “ Pelegrinet e krijimit“, duke krijuar nje lidhje midis projektit te madh te shkolles dhe me specifik mbi “Laudato Si”, duke patur parasysh rendesine e natyres dhe te kujdesit per rritjen globale te femijes. Një projekt me karakter shkencor , edukues, formues, ku nxënësit, do te marrin njohuri dhe do te njohin mire qytetin e tyre kulturen, traditat, natyren , ndertesat,sherbimet qe ofrohen etj. Projekti, në një harmoni të plotë, do te sherbeje si nje aspekt që ndihmon në formimin qytetar të nxënësit, për të cilin punohet cdo dite.
Timeline Item 2
Ditën e shtunë me datë 22.10.2022 zhvilluam takimin e parë mujor me të rinjtë e komunitetit të Sarandës në kuadër të organizimeve që do të zhvillohen me në qendër dy enciklikat e Papës. Në këtë takim morën pjesë të rinjtë të cilët prej kohësh janë të angazhuar pranë qendrës sonë kryesisht me një projekt të quajtur EKO që e zhvillojnë së bashku me Sr. Danielën. Sipas programit të përcaktuar paraprakisht dhe duke pasur në mendje karakteristikat individuale të grupit fillimisht bëmë një prezatim të projektit që do të zhvillohet dhe më pas filluam me temën e muajit. U fol për rëndësinë e krijimit dhe ruajtjen e tij, u lexua letra e Gretes dhe më pas pamë videon e Papës. Fëmijët ishin shumë të interesuar përsa i përket temës dhe të ndërgjegjshëm për dëmin që po i bëjmë botës së krijuar. Në diskutimet që u zhvilluan pasi pamë videon spikaste trishtimi dhe vetëdija e të rinjve në lidhje me pasojat e veprimeve të tyre por njëkohësisht dhe dëshira e entuziazmi për t’u angazhuar në mbrojtjen e krijimit.
Takimi u finalizua me zhvillimin e një pune në natyrë. Pasi shpjeguam punën, dolëm nga klasa dhe në natyrë mblodhëm të gjitha mjetet e nevojshme: gurë, gjethe, shkopinj etj. të cilat më pas i përdorëm për të krijuar mandalat. Kjo punë na ndihmoji që të vëzhgonim me vëmendje natyrën dhe çfarë ajo na ofron por gjithashtu në fund kuptuam se mandalat përveçse nxisin kreativitetin dhe lidhjen e fëmijëve me mjedisin pasqyrojnë edhe një pjesë të botës së tyre të brendshme.
Timeline Item 1
Pas muajit të shtatorit, ku Motër Laura dhe Dom Enzo kanë vizituar gati çdo Bashkësi të Administraturës sonë për të prezantuar secilës projektin "Pelegrinët e Krijimit", sot te Ipeshkvia në Vlorë u zhvillua takimi i parë i të gjithë përgjegjësve lokale që çdo realitet ka caktuar për të kryer konkretisht aktivitetet të parashikuara.
Shoqata "PELEGRINËT E KRIJIMIT" është një realitete krijuar në Administraturen tonë Apostolike për të jetuar me më shumë thellësi mesazhin dhe misionin që Papa Françesku na ka dorëzuar me Encikliket "LAUDATO SI'" dhe "FRATELLI TUTTI".
35 persona - të rinjtë, të rritur, motra, prift - kanë dëgjuar përpara një prezantim mbi Enciklijes nga Imzoti Angelo Massafra Presidenti të Konferencës Ioeshkvore të Shqipërisë, pastaj ndërhyrjet të stafit të Shoqatës: Dom Enzo Zago, mbi historinë e lindjes së Shoqatës dhe qëllimet të saj, Atë Dario Rossetti, mbi lidhjet mes projektit dhe Baritorisë Dioqezane Rinore-Thirrore si edhe mbi strukturën e kalendarit të aktiviteteve të parashikuara, Carlo Iascone, mbi aspektin financiar dhe ekonomik meqë ai është përgjegjës të Shoqatës në marrëdhëniet me Dikasterin Vatikani për Zhvillimin Integral, dhe Antonina Hasani, si koordinuese të Shoqatës, mbi takimet mujore që çdo përgjegjës lokale do të zvogëlojë në vëndin e vet.
Pas momentit të drekës, mundësia për të drejtuar pyetje, për të kërkuar sqarime dhe për të ofruar reflektime, ka treguar një interes i gjallë të pjesmarrësve: kjo gjë është garanci që me të vërtetë Projekti "PELEGRINËT E KRIJIMIT" mund të jetë një pasuri për veprën misionare dhe ungjillizuese të Administraturës sonë Apostolike.
Ndërmjetësimi i Shën Françeskut nga Asizit le të na shoqërojë.
Evente PEK
Dëshironi të bëheni pjesë e eventeve tona?
Ju mirëpresim! 🙂